Grubi: Vizioni i Ali Ahmetit për barazi, po rrumbullakësohet

Talat Xhaferi për kryeministër të parë shqiptarë. Ky ishte propozimi i Ali Ahmetit që gjeti mbështetjen e të gjithë kryesisë qendrore të BDI-së në mbledhjen e sotme, në Reçicë të Vogël.
Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Nëpërmes rrjetit social “Facebook”, Grubi ka thënë se vizioni i Ali Ahmetit për barazi në vend po rrumbullakësohet dhe nga kjo largpamësi përfiton shoqëria jonë
Shton se propozimi i kryetarit Ahmeti për Xhaferin u mbështet njëzëri nga kryesia.

“Propozimi i Kryetarit Ali Ahmeti që z. Talat Xhaferi të jetë kandidati jonë për Kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut u mbështet njëzëri nga anëtarët e Kryesisë qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim. Vizioni i Ali Ahmetit për barazi në vend po rrumbullakësohet dhe nga kjo largpamësi përfiton shoqëria jonë, vendi dhe të gjithë qytetarët”, ka shkruar Grubi.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo