Prokurorja Hajdari për krimet e luftës: Prokurorët vendorë kanë ngritur 33 aktakuza ndaj 89 personave
Prokuroria Speciale ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka shpalosur të dhëna në lidhje me krimet e luftës.
Prokurorja Drita Hajdari, ka deklaruar se deri më tani prokurorët vendorë kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona.
Hajdari në lidhje për Masakrën e Mejës, theksoi se është ngritur aktakuzë ndaj 53 personave, teksa theksoi se janë ballafaquar me probleme pasi kryerësit e këtyre veprave nuk janë në Kosovë.
“Sa i përket aktakuzave ju njoftoj deri tani prokurorët vendorë kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona”, ka deklaruar Hajdari.
“Me marrjen e kompetencave jemi ballafaquar me probleme të shumta, kryerësit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre janë në Serbi. Viktimat dhe dëshmitarët janë në Kosovë, kjo ka paraqitur një vështirësi për ngritjen e aktakuzave”.
Ajo tregoi se aktakuzat janë të struktura në tri pjesë.
“Kemi zgjeruar hetimin edhe 35 persona, që do të thotë, për masakrën në Mejë në aktakuzë janë akuzuar gjithsej 53 persona. Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë, pjesa e parë përfshin grupit e pesë të pandehur që kanë planifikuar Masakrën e Mejës, pjesa e dytë e përfshin prej 11 pandehur të cilët nën bashkëkryerje me grupin e parë kanë zbatuar planin për masakrën e Mejës.
“Grupin e tretë prej 37 pandehur përbëjnë ekzekutorët direkt që kanë kryer masakrën, ose nën në një mënyrë tjetër kanë kontribuar në këtë masakër”.
Ajo theksoi se 370 civilë janë vrarë në Masakrën e Mejës, që nuk ishin pjesëmarrës në luftë. /Klankosova.tv.