Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se MPB-ja dhe Prokuroria kanë arritur të identifikojnë në mënyrën më profesionale, në nivelin më të lartë dhe më të përkushtuar autorët e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit dhe ata do të sillen para dënimit. Sipas kryeministrit, për një akt dhe krim të tillë të shëmtuar do të pasojnë dënimet më të larta.
Kovaçevski sot, pas përfundimit të takimit të liderëve, në përgjigje të pyetjes së gazetarit për rastin e vrasjes së vajzës Vanja, theksoi se nga deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Prokurorit Publik, bëhet fjalë për një rast të izoluar të kriminelëve që duhet të dënohen më rëndë, sipas legjislacionit të Maqedonisë.
“Nuk do të doja të përsërisja atë që u shpjegua në detaje nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Prokurori Publik, por mendoj se sipas mënyrës se si e shpjeguan me të gjitha detajet, shprehimisht tregohet se ky është një rast i izoluar i kriminelëve. të cilët duhet të dënohen më më së rëndi sipas legjislacionit të Maqedonisë”, thekson Kovaçevski.
Siç tha, lidhur me këtë akt të shëmtuar, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë arritur që në mënyrën më profesionale të identifikojnë autorët dhe ata do të dalin para dënimit.
“Kjo vërtetoi profesionalizmin e organeve tona hetimore, Prokurorisë, e cila ka vepruar në këtë rast dhe ka vepruar në raste të tjera pa asnjë ndikim nga askush. Krimi ka një emër dhe një mbiemër. Është detyrë e autoriteteve hetuese dhe gjyqësore të merren me kriminelë të tillë”, shtoi Kovaçevski.
Ai falenderoi mediat, por edhe anëtarët e ekipit special që u formua në MPB, për zbardhjen e dy vrasjeve.
“Dua të falënderoj edhe mediat që informuan për këtë rast, por edhe të gjithë qytetarët që ndanë informacione, si dhe të gjithë anëtarët e ekipit special që u formua në Ministrinë e Punëve të Brendshme për zbardhjen e dy vrasjeve”, shtoi kryeministri Kovaçevski.