Jovanovic lajmërohet nga Merdarja: Kurti më pyeti a është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë

Politikani serb liberal serb, Cedomir Jovanoviç, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka postuar një video në platformën X, të dielën, ku ndodhet në Merdare e tregon se çfarë ka biseduar me Kurtin.

“A është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë”, thotë ai ta ketë pyetur Kurti gjatë takimit. Ndërsa përgjigja e tij thotë të ishte “dhe më interesante dhe e bukur, shumë…si Prishtina!”.

Për këtë takim ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit,
”Ata biseduam rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve”.

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.