‘Mos vendosni karrocën para kuajve’!, Bufon paralajmëron Italinë: Shqipëria duhet trajtuar me kujdes, ka vlera dhe i ka treguar
Xhanluixhi Bufon mendon se ndeshja ndaj Shqipërisë, e para e Italisë në “EURO 2024”, do të jetë e vështirë dhe askush nuk duhet ta marrë me lehtësi skuadrën e Silvinjos.
Në fjalët e tij pas shortit, tashmë si përgjegjës i ekipit italian, ish-portieri ka theksuar se nuk duhej kaluar me eufori fakti se ndeshja e parë ishte ndaj asaj që në teori cilësohet më e lehta në grup.
Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup. “Të mos vendosim karrocën para kuajve”, theksoi Bufon ndërsa shtoi se Shqipëria ka treguar shumë vlera.
Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.
Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.