Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se çdo mundësi që Qeveria të ndihmojë punëdhënësit për rritjen e pagave në sektorin privat, nuk duhet të shihet si paraqitje e problemeve. Bytyqi thotë se çdo punëdhënës në vend po lufton për një punëtor më tepër.
“Çdo punëdhënës, lufton për një punëtor më shumë dhe gjithsesi se çdo ndihmë që vjen e përbashkët këtu, nga Qeveria, dora e shtrirë e Qeverisë deri tek punëdhënësit që të kenë mundësi të japin paga më të larta, nuk duhet të shihet si…moment i caktuar i problemeve që do të paraqiteshin. Unë mendoj se pasi që të ngrihen pagat në një nivel, është shumë vështir që të kthehen më nivelin më të ulët”, tha Bytyqi.