“Të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., më datë 22 nëntor, në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia. I pandehuri, T.B., më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armë”, thuhet tutje në njoftim.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Evropa në Çair: Osmani krijon Task Force të posaçme për fondet IPA (VIDEO)
- Gostivar: Pleqt mbeten vetëm, rinia ikën, nevoja për shtëpi pleqësh është urgjente! (VIDEO)
- Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe partnerja e tij nga Kosova, dyshohen për spiunazh te Lista Serbe
- ASH i reagon VMRO-s dhe VLEN-it: Arben Taravari ua ka prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve
- Ministri Aliu apelon: Qytetarët të raportojnë parregullsitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet kardiologjike
- Polic i lartë i SPB Shkup, kallëzim penal për dhënie ryshfeti
- Dorëheqja e Aliut, Muharremi: LVV pa busull morale – ka rënë në kurthin e lakmisë për pushtet
- Dëmtim i tubit të gazsjellësit në Shkup, policia heton rastin
- Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
- Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit