Pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut, Vardari në Veles në pikën matëse pranë “Star Most” sot është në nivelin prej 90 centimetra, që është 38 centimetra më shumë krahasuar me ditën e djeshme kur janë matur 52 centimetra, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza QMK Veles.
Krahas 90 centimetrave të sotëm, niveli i Vardarit është për 17 centimetra edhe mbi mesataren e muajit nëntor të viteve të kaluara, që ishte 73 centimetra.
“Pas reshjeve të shumta të pasdites së sotme, për nesër pritet një rritje e mëtejshme e nivelit, por tani për tani është shumë nën nivelin kritik dhe nuk ka rrezik që Vardari të derdhet në Veles”, theksojnë nga QMK Veles.