Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Qeverisë vizitën e sotme në Strumicë e përfunduan me takimin me kryetarin e komunës Kostadin Kostadinov.
Siç ka njoftuar kryetari i Komunës së Strumicës, me kryeministrin dhe ministren Jovanka Trençevska dhe zëvendësministren e drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq kanë biseduar për disa tema të nxitura nga situata aktuale dhe sfidat e reja, si zgjidhen ato në Strumicë dhe shërbejnë si shembull për komunat e tjera të shtetit.
“I informova për projektet që i kemi realizuar deri më tani gjatë mandatit tim, si dhe i njoftova me projektet kapitale që do të jenë prioritet në interes të qytetarëve dhe komunës”, njoftoi Kostadinov.
Përveç takimit në zyrën e Kostadinovit, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Kovaçevski e vizitoi Qendrën rinore e cila është hapur para një muaji jo të plotë në ndërtesën komunale.