Frontit anti-shqiptar të ultranacionalisti, udhëheqësit të grupit anti-NATO dhe anti-BE, Dimitar Apasiev i është bashkangjitur edhe opozitari Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në, shkruan Politiko.mk
Të dy përveç frenimit të rrugëtimit europian të Maqedonisë së Veriut, shfaqin edhe qëndrime anti-shqiptare. Që të dyve u pengon avancimi i shqiptarëve në instanca të ndryshme shtetëror, që të dy janë shprehur hapur kundër nominimit të kandidaturës për kryeministër shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti.
Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, për t’ia tejkaluar Apasiavit në anti-shqiptarizëm, së fundmi ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka komuna shqiptare.
Thonë se nëse fitojnë zgjedhjet dashurinë e tyre do ta kurrorzojnë me bashkëqeverisje. Pra, pa shqiptarët! Qeveri mono-etnike me ndonjë vazal të tyre nga e ashtuquajtura opozitë shqiptare, që publikisht thonë se kanë “kapacitete” për koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Këto eksperimente janë bërë edhe në të kaluarën, por kanë rezultuar pa sukses. Nuk ka dhe nuk do të ketë qeveri pa të deleguarit e popullit shqiptar.
Deklaratat nacionaliste nuk duhet të na habisin. Edhe Mickoski, edhe Apasievi kanë motivet e njëjta dhe ujin e çojnë nga e njëjta qendër, ajo pro-ruse, anti-europiane dhe anti-shqiptare.