Makina del nga rruga në Sarandë, ndërron jetë 34 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Sarandë. 34 -vjeçari Arlind Qendro nga Saranda, duke udhëtuar me mjetin e tij, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka rënë poshtë. Për rrjedhojë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”. Pas njoftimit nga një qytetar i rastit, ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al