“Nuk ndikojmë SPAK-un për 21 Janarin”, Rama: Ashtu siç nuk ndalojmë njerëzit të çmenden në parlament
“Në kujtesën time kur ka ndodhur 21 janari unë i kam pasur flokët e zeza, tani i kam plotësisht të bardha. Siç dhe ju e shikoni. Edhe një nga të mirat e kësaj të keqe të pashmangshme, është që kam mësuar diçka që as e ndjera nëna ime nuk mendonte që unë do ta mësoja ndonjëherë. Është durimi.
Ashtu siç ne nuk kemi ndonjë instrument të ndalojmë njerezit të çmendën apo të ndezin flakadanë në kuvend, apo të luajnë si fëmijët. Kështu që nuk kemi asnjë instrument dhe i vetmi instrument është durimi”.