Prokuroria kërkon rigjykimin e rastit “Talir 2” që ka të bëjë me selinë e VMRO-DPMNE-së dhe marrëveshjen kontestuese me kompaninë “AD Beton”, ndërsa mbrojtja kërkoi pushimin e akuzës dhe konstatimin e vjetërsimit absolut. Vepra për të cilën akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe sekretari i tij partiak Kiril Bozhinovski në janar të këtij viti ka plotësuar kushtet për vjetërsim absolut, ndërsa parashkrimi i saj është vulosur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal. Mbrojtja i kërkoi Gjykatës së Apelit që mbi bazën e dispozitave të reja, të hiqet edhe vendimi gjyqësor për konfiskimin e “Pallatit të bardhë”. Për veprën “Talir 2” dhe marrëveshjen kontestuese prej 132 milion denarësh, Gruevski u dënua me 6 vite burg, ndërsa ndaj Bozhinovskit u shqiptua gjobë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Astrit Iseni dhe Afrim Gashi mes vete komunikojnë maqedonisht
- Fundoset Marina e Durrësit? Pretendime për zhytje të godinave deri në 74 cm ngjallin shqetësime për sigurinë e projektit!
- Sali: Me sistematizimin e ri në MPB rritet përfaqësimi i shqiptarëve
- Evakuohet “City Mall” në Shkup pas një kërcënimi për bombë
- Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
- Skandal në një kënd lojërash në Shkup: Kamarieri ngacmon seksualisht një fëmijë 10-vjeçar
- Për shkak të krizës, biletat e avionit mund të shtrenjtohen për 70 euro!
- BDI: Kush po ndihmon ndërtimin e Kazinos pranë varrezave në Bllacë? (VIDEO)
- Hoxha në aksion ekologjik në Matkë: Natyra e pastër duhet të bëhet standardi ynë, e jo përjashtim
- Mevlan Ademi paralajmëron protestë të re për provimin e jurisprudencës në shqip