Kardiologu Cuculi: Nuk i preferoj stentat në zemër, sa janë të mira aq edhe të këqija

Kardiologu Florim Cuculi tha se nuk e preferon vendosjen e stentave tek pacientët.

Ai në “Pressing” në T7 shpjegoi se stentat i kanë anët e mira dhe të këqija.

“Unë jam një nga ithtarët që me vite jam duke thënë që implantimi i tepërt i stentave nuk është i shëndetshëm sepse problemi është se stenti sa ka të mira aq ka edhe të këqija. Stenti në një mënyrë e përjashton atë pjesë të arteries ku implantohet nga terapia që mund të ekzistojë, e shëmton atë pjesë të arteries. Ne duhet ta ruajmë pacientin që mos t’ia mbyllim opsionet e së ardhmes. Stenti don të shërohet, kur është aty nuk mbetë i tillë, por rritet, një shtresë mbi stetin që e shëron, e kjo shtresa nëse është tepër e madhe e ngushton lumenin dhe krijohet i njëjti problem që duhet të implatosh stentë mbi stentë”, tha doktori në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Unë them që ngadalëdalë t’i zëvendësojmë stentat me trajtimin e arterieve me me ilaç”, tha ai.