Policia e Durrësit njoftoi të premten në mëngjes ka ndodhur një aksident me vdekje në unazën e Shkozetit. Një qytetar që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.
Policia tha se: “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që e drejtonte shtetasi A.G, 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.”