Sijarto: Bllokimi bullgar për RMV-në në BE – i tmerrshëm!

Bashkimi Evropian duhet ta pranojë se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe se rajoni e ka vendinnë BE që do të thotë se, zgjerimi i unionit duhet të përshpejtohet menjëherë, porositi sot nga Shkupi ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, përcjell KlanM.

Ai tha se, negociatat Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë menjëherë dhe të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, duke shprehur keqardhjen e tij se, ende ka disa vende anëtare që pengojnë dhe ngadalësojnë këtë proces dhe për të kjo është e tmerrshme.

“Posaçërisht në këtë kohë, kjo është kontradiktore me interesat e BE-së. Ata të cilët e bllokojnë fillimin e këtyre negociatave, ata duhet të dinë se e minojnë edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Kur të marrim presidencën me Bashkimin Evropian do t’i lëkundim të gjithë gurët që të sigurohemi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor do të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Peter Sijarto, ministri i Jashtëm i Hungarisë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani bëri thirrje për unifikim rreth idesë evropiane dhe të sigurohemi që pas kaq vitesh pritje, të mos krijohet më ngërç në procesin e anëtarësimit në BE, në momentin kur ai në fakt po përshpejtohet për shkak të rrethanave gjeopolitike.

“Ajo që mungon për momentin për përshpejtimin e anëtarësimit tonë në BE janë ndryshimet kushtetuese, për çka edhe një herë bëj thirrje opozita të mos hedh poshtë këtë mundësi të vetme që është para nesh”, tha Bujar Osmani.

I pyetur rreth ekstradimit të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili vite më parë u arratis në Budapes dhe Hungaria i dha azil politik, shefi i diplomacisë hungareze tha se kjo temë nuk është çështje e politikës së jashtme.

“Ajo nuk është çështje e politikës së jashtme. Ne nuk mund të ndërhyjmë në proceset gjyqësore dhe për këtë, nuk folëm konkretisht për atë në takimin e sotëm dhe vlerësoj se nuk është e nevojshme të flasim për atë”, tha Sijarto.

Ndërsa, Osmani tha se mbetet në qëndrimin që, Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo