Vendoset kryq 15 metra në Kodrën e Diellit pa leje, ku është Komuna e Tetovës?

Në vendin ku duhej të investohet më së shumti si qendër turistike,pra në Kodrën e Diellit tani kur është pragu i sezonit ,ndodhë një tjetër gjë që mund të ngrejë tensionet shkruan Tetovasot. Kjo ka të bëjë me vendosjen e një Kryqi të madh atje,pra në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur pa e kuptuar askush si erdhi deri tek ky vendim pa leje gjithësesi .
Ajo që për momentin e karakterizon këtë është heshtja ,dhe autoritetet përgjegjëse janë strukur ndërsa kryqi i madh i vendosur tashmë është një gjë që duket me përmasat e tij .

Është vendosur 15 metra i lartë në Kodrën e Diellit, pa leje, ndërsa pyetja që duhet drejtuar ka të bëjë me faktin se ku është Sedat Sulejmani i Komunës?

I “zëshmi” për të tjerët , Shefi i Inspektoratit pra Sedat Sulejmani nuk shihet askundi për të dhënë detaje që duhet ti dijë opinioni i gjerë.
Ai duhet të sqarojë opinionin se si u ndërtua ,kush e ka dhënë lejen nëse ka një të tillë,kush e vendosi atë dhe për çfarë qëllimi kur dihet se ajo përbën një provokim marrë faktin se aty jetojnë pjesa dërmuese e myslimanëve.

Borosav Bozhinovski, anëtar i Bordit kishtar “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” , ka thënë se kryqi është i vendosur në pronë të Kompleksit të Manastirit “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” dhe është bërë me mjete të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). I pyetur për lejen e ndërtimit, ai ka thënë se nuk ka leje.Tetovasot