Profesori universitar, sociologu Ali Pajaziti, brenda një jave, pas atij “Ambasador i Paqës” (Vlorë), e fiton edhe çmimin e dytë, këtë radhë vendor, atë të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori” për kontributin e tij në sferën e shkencës: sociologjisë. Ky shpërblim, që u jepet personave fizikë dhe juridikë dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave të mirëfillta, akordohet për shumë kategori si kultura, arsimi, shkenca, arti, arkitektura, shëndetësia, sporti etj. Çmimi “13 Nëntori” që nga viti 1955 iu jepet qytetarëve të dalluar, ndërtuesve të kulturës dhe jetës së përgjithshme të kryeqytetit të RMV-së, figurave që kontribuojnë në përparimin dhe afirmimin e këtij entiteti urban në planin lokal dhe global. Në mesim e fituesve ishin edhe akademiku Urosheviq, doajeni i aktrimit Çorevski, i gazetarisë sportive Kostovski dhe figura të tjera. “Ndjehem krenar që çmohem pas fitimit të EACME (European Association of Centres of Medical Ethics, Pragë, 2008), atij të Performancës së Lartë në UEJL (2013), shpërblimit Publikimi më i mirë akademik i vitit (ALBSA & AIS, 2016), Çmimit “Ambasador i Paqës” (Universal Peace Federation, 2023) para disa ditëve, tani e fitoj edhe këtë të qytetit tim, të Shkupit.”
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dita e fundit e debatit amendamentues për përfaqësimin e drejtë, Dauti e revoltuar me pauzat për shkak të mungesës së Bekim Salit
- Serbia planifikon të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga marsi i vitit 2027
- Mexhiti i bëri thirrje Ahmetit të mos i lodh qytetarët! Osmani rikujtoi meritat e BDI-së për emrat e rrugëve
- Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë
- Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- Mucunski: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani, por jo me çdo kusht
- Në Zarë të Kroacisë të dielën protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, OVL e mbështet
- Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
- Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë – kujdes nga i nxehti