Franca investon për akullnajat, Macron premton fonde për kërkimet polare deri në 2030-ën

Franca do të shpenzojë 1 miliardë euro për kërkimet polare nga tani deri në vitin 2030, mes shqetësimeve shkencore në rritje të shpejtë për shkrirjen e akullnajave në botë.

Një anije e re shkencore polare do të kryesojë përpjekjen dhe Franca po bën thirrje për një moratorium mbi shfrytëzimin e vijës bregdetare në rajonet polare, në të cilin deri tani kanë nënshkruar Britania e Madhe, Kanadaja, Brazili dhe 19 vende të tjera.

Presidenti Emmanuel Macron Macron thirri në një takimin të nivelit të lartë krerët e shteteve nga vendet me territor polar ose që kanë akullnaja, të shoqëruar nga shkencëtarë kryesorë, të premten në Paris.

“Nuk po flasim për një kërcënim për nesër, por për një kërcënim që është tashmë i pranishëm dhe po përshpejtohet.

Ne po flasim për një transformim të kriosferës që tashmë kërcënon miliona dhe do të kërcënojë miliarda banorë të planetit me pasoja të shumta direkte dhe indirekte.” deklaroi ai.

Gjendja e vështirë e rajoneve polare me shkrirjen massive të akullnajave ka ngritur alarmin për shumë shkencëtarë, pasi valët e të nxehtit në të dy polet po kthehen në një dukuri e rregullt.

Ky vit është tashmë më i nxehti i regjistruar dhe ndoshta më i nxehti në 100 mijë vjet, njoftojnë studiuesit, të cilët shtojnë se vetëm masat drastike mund të shmangin katastrofën.

Franca është shtëpia e akullnajave në malet Alpine dhe ka territor dhe një bazë shkencore në Antarktidë ndaj ka marrë një rol udhëheqës në shtytjen për marrëveshje në samitin e klimës të OKB-së Cop28 të këtij viti në Dubai, i cili fillon në fund të nëntorit.

Macron gjithashtu priti një samit të fokusuar në financimin e klimës në qershor, ku u bashkua me kryeministren e Barbados, Mia Mottley, për të bërë thirrje për triliona dollarë investime teksa bota është në zhvillim.