Qeveria e Kenias largon me dru banorët e saj për llogari të oligarkëve të karbonit

Anëtarët e komunitetit Ogiek po dëbohen nga tokat e tyre nga qeveria e Kenias. Shkak është përfitimi i lartë monetar që vjen prej karbonit.

Alarmi është dhënë nga avokatët e organizatës së të drejtave të njeriut.

Udhëheqësi i komunitetit, Daniel Kobei, deklaroi se rojet e armatosura të pyjeve kanë filluar operacione të shumta për t’i larguar banorët nga pylli Mau, duke shkatërruar banesat me sëpata e duke shkaktuar kaos në mbarë vendin.

Tregu global i zhvillimit të licesës së karbonit lejon pronarin të emetojë dyoksid, ose gaze të tjera nëpër pyje për arsye fitimprurëse.

Duke qenë se pylli Mau është më i madhi në Kenia, kompanitë e kompensimit po shtyjnë qeverinë keniane të marrë kontroll të plotë financiar e territorial mbi këtë aset.

Qeveria e Kenias justifikohet për këtë akt duke deklaruar se gjithçka po bëhet për mbrojtjen e mjedisit.

Në një deklaratë zyrtare Ministria e Mjedist shtoi se ishte plotësisht e vetëdijshme për marrjen e një pjese të territorit përmes shpyllëzimit të jashtligjshëm dhe shtoi se u kërkuan skuadrave të sigurisë që të kryejnë operacionin në mënyrë humane, gjë e cila nuk po ndiqet.

Megjithatë, sipas drejtorit të OPDP, Kobei, dëbimet të cilat filluan me 2 nëntor dhe vazhdojnë ende, filluan pa paralajmërim dhe deri më tani janë prekur rreth 700 persona, ku gjysmat janë gra dhe fëmijë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo