BE organizon më shumë fluturime për të dërguar ndihma humanitare në Gaza

Bashkimi Evropian ka organizuar gjashtë fluturime të tjera për dërguar ndihma në Gaza.

Në një njoftimin e BE-së thuhet se fluturimet janë planifikuar të ndodhin në ditët në vijim, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo e çon totalin e fluturimeve në 14 në javët e fundit me mbi 550 ton ndihma për popullin e Gazës që u transportua në Egjipt për vendosje të shpejtë nëpër pikën e kalimit kufitar Rafah”, thuhet në njoftimin e BE-së.