Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (10-nëntor) nga ora 12:00 deri në ora 16:00 kanë kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 automjete (TE-25 dhe GV-6) të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Dy automjete (TE) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, nëntë me 50 deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë. Përveç kësaj, janë sanksionuar 11 automjete (TE), gjegjësisht vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të përcaktuar në vendbanim, si dhe 3 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-2 dhe GV-1). Të gjithë shoferëve-shkelës u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të gjobiten me gjoba që variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë. Nga ana tjetër, atyre që tejkaluan shpejtësinë mbi 50 ose 70 kilometra në orë do t’u hiqet patenta e drejtimit nga tre muaj në një vit.
SPB- Tetovë me apel dhe këshillë për drejtuesit e mjeteve që të mos lëvizin shpejt dhe shpejtësinë ta përshtatin sipas kushteve të rrugës. Kjo, aq më tepër që për shkak të reshjeve të këtyre ditëve, rrugët janë të lagështa dhe të rrëshqitshme, gjë që paraqet rrezik shtesë për humbjen e kontrollit dhe shkaktimin e aksidenteve në komunikacion.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rasti Banjska, deputetja britanike kërkon të dënohen edhe “drejtuesit kryesorë”: Janë brenda qeverisë së Serbisë
- Zv. Kryeministri i Parë Bekim Sali priti në takim përfaqësuesin e EIB-së, Björn Gabriel
- Laborator i ri për ushtrime paraklinike në Fakultetin e Stomatologjisë në UQM
- Oferta e UT-së për vitin akademik 2026/2027 mirëpritet nga maturantët
- Zekolli Shaqiri: Në Korridorin 8 është punuar shumë, nuk ka pengesa
- Universiteti i Tetovës promovon avancimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës angleze
- Toshkovski nga Athina: Përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar kundër krimit dhe terrorizmit – forcohet bashkëpunimi me Greqinë
- Ekspertët kundërshtojnë Komisionin Evropian: Është e pavërtetë që rregulloret dhe ndalimet e rrepta në BE ulin shkallën e pirjes së duhanit
- Ngjarje e rëndë në Haraçinë: Nxënësi plagoset me thikë në shkollë, dërgohet në spital
- Bekim Berisha: Për Grubin vijnë ditë të mira!