Agron Shehaj largohet nga Partia Demokratike

I ftuar në studion e “Opinion”, Shehaj tha se nuk ka pasur hatërmbetje apo zënka, por se ai nuk është dakord me disa vendime që janë marrë së fundmi në PD.

Shehaj shtoi të gjitha çështjet që janë ngritur nga opozita dhe drejtuesit e saj janë të drejta.

“Nuk ka asnjë hatërmbetje, nuk ka asnjë zënie, nuk jam absolutisht… Unë e mendoj ndryshe nga.. nuk jam dakord me vendimet që janë marrë këtë kohë. Dolëm nga zgjedhjet lokale me një rezultat që ishte zhgënjyes. Mazhoranca praktiksht kishte fituar 90% të bashkive. Humbën disa nga bashkitë më të rëndësishme. Ishte e qartë që ky rezultat tregon sa demokratik është ky vend. Kështu që të gjitha çështjet që ka ngritur opozita dhe drejtuesit e opozitës janë të drejta. Nga ana tjetër, është e qartë që ka një mungesë shprese dhe besimi do thoja nga ana e votuesve tanë. Unë arsyet e di. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje”, tha Shehaj.