Izraeli: Do ta gjejmë dhe shfarosim liderin e Hamasit!

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha sot se Izraeli do ta gjejë dhe shfarosë liderin e Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Shinëar.

“Ne do ta gjejmë Sinwar dhe do ta shfarosim”, tha Gallad gjatë një konference për shtyp në Tel-Aviv.

“Këtë Shabat (të shtunë) ne zhvilluam beteja të vështira brenda Rripit të Gazës. Ne përfunduam rrethimin (të qytetit të Gazës) dhe forcat tona po veprojnë nga jugu dhe veriu.” tha ai. Luftimet tani po zhvillohen brenda zonave të banuara, tha ai në mënyrë specifike dhe shtoi se IDF-ja deri më tani ka vrarë 12 komandantë të Hamasit.