Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se nuk është duke e thënë të vërtetën.
“Për të thënë drejt, shkurt e shqip, po rren. Po ju mashtron, po ju rren, e ka pranu marrëveshjen e 2013 në preambulë”, tha Abdixhiku në seancë, raporton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar.
“Ka dhënë autonomi, jo më asociacion, e Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar dhe kërkon njohje de-facto dhe jo njohje de-juro”, potencoi Abdixhiku.
Debati i sotëm në Kuvend po zhvillohet për dialogun e Brukselit, gjegjësisht për takimin e fundit të Kurtit në Bruksel, më 26 tetor, me treshen evropiane.