Tragjike/ Humb jetën një tjetër shqiptar në Berlin duke punuar

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Gjermani. Burime për Dritare.net bëjnë me dije se Bleron Hana, nga fshati Rrajcë i qytetit të Përrenjasit, humbi jetën pasi u shemb ashensori i skelave në kantierin e ndërtimit në Berlin.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi një ditë pas aksidentit tragjik në Hamburg. Në këtë aksident humbën jetën 5 të rinj shqiptarë, të cilët ishin: tre nga Elbasani, një nga Burreli dhe një tjetër nga Dibra.

5 të rinjtë dhe 28-vjeçari Bleron Hana punonin në të zezë, ashtu si shumica e shqiptarëve që shkojnë të punojnë në Gjermani.