Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli pritej të paraqitej sot në SPAK pas kërkesës së prokurorisë.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 9 nëntor, pasi shkak për shtyrjen është bërë fletë-thirrja me vonesë nga ana e policisë. Kujtojmë se prokuroria i kishte dërguar kërkesë Rakip Sulit për t’u paraqitur pasi do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./M.K-dritare.net