Sulmoi vajzën dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, si dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.