Rashiq: Vendimi i Qeverisë për targat vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisës ë Kosovës për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave me targa ilegale deri më 1 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ky vendim vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu i vendit.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë”, shkruan Rashiq, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi i ekzekutivit që u mor të hënën parasheh që pas datës 1 dhjetor , pronarëve të mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, do t’iu ndalohet qarkullimi me to, transmeton Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo