Njëri nga të plagosurit në Vushtrri në gjendje të rëndë shëndetësore

Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK.

Gazeta ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajogora, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona duke mos dhënë detaje.

Ndërsa, Insadjeri mëson nga burimet brenda Emergjencës se një nga personat e plagosur është në gjendej të rëndë shëndetësore.
“Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Ndërsa personi tjetër është stabil”, tha burimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo