Të premten rreth orës 11:30 në fshatin Orizë të Gjakovës një person ka vdekur duke punuar në tokën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor, raporton Klan Kosova.
“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.