Viola Von Crammon thotë se Vuçiq i çoi sinjal BE’së duke shkuar në Kinë kur të gjithë ishin në Tiranë
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë është në vizitë në Kinë.
Vizita e tij atje vjen në kohën kur në Tiranë është mbajtur samiti i Procesit të Berlinit.
Këtë vizitë të Vuçiqit, von Cramon e ka cilësuar si “muajt të mjaltit”, duke shtuar se Vuçiq ka dërguar sinjal Bashkimit Evropian.
”Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e #Berlinit në #Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” në BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola con Cramon.
While everyone is meeting for the #BerlinProcess in #Tirana the President of one EU “candidate” state celebrates his honeymoon in China.
Also a signal towards the EU. https://t.co/T2NtgdYV9W— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 16, 2023