Vërshimet në Pejë, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuron 17 mijë euro për familjen Ademaj

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurosh në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.

Familja Ademaj, gjatë verës së këtij viti është goditur nga vërshimet dhe përveç dëmeve materiale, familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë, raporton Klan Kosova.

“Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij në këto raste tragjike dhe njofton donatorët se për t’u informuar rreth kontributeve të tyre nëpërmes GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike +383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave”, ka shkruar Behgjet Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.