Hilik Bar: Gaza nuk ka qeveri normale demokratike siç ka Kosova, Irani po e sponsorizon Hamasin

Ish-politikani i njohur në Tel Aviv, Hilik Bar, ka folur për gjendjen e krijuar në Izrael, pas konfliktit që shpërtheu nga sulmet e grupit terrorist, Hamas.

Bar u shpreh për Rubikon se në kryeqendrën izraelite, situata është kryesisht e qetë, megjithatë ai tha se kjo po ndodhë sepse në Gaza nuk ka një qeveri normale siç ka Kosova, transmeton klankosova.tv.

”Problemi është në jug të largët të Izraelit. Kjo po ndodhë për shkak se në Gaza nuk kemi një qeveri normale demokratike siç keni në Kosovë”.

”Në Jerusalem kemi një grup terrorist, ajo që ndodhi të shtunën e kaluar ishte jashtë çdo konteksti. Ata literalisht kanë masakruar, kanë bërë gjenocid mbi qindra, e mijëra izraelitë”.

”E kur flas për izraelitët, nuk po flas për ushtarë, por po flas për fëmijë, foshnje, plaka e pleq në natyra në pushim dhe tërë familjet janë asgjësuar brenda disa orëve me granata dhe forcat e tyre”.

”Izraeli është e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme”.

”Ata do të mësojnë shumë shpejt, se edhe në këtë proces, ne jemi shumë të bashkuar kundër atyre [Hamasit]. Kemi rreth 300 mijë forca rezervë, që kanë shkuar në ushtri dhe kanë kërkuar të rekrutohen për këtë luftë”.

”Ata [Hamasi] në fakt e kanë bashkuar Izraelin”.

”Hamasi nuk është vetëm, as në Gaza por as jashtë Gazës. Në Gaza kemi Hamasin që është më i madhi dhe më i fuqishëm, por kemi edhe Xhihadin Islamik, që është një grup më i vogël se Hamasi, por gjithashtu një organizatë shumë brutale, që ka pranuar se kanë kidnapuar disa izraelitë. Jashtë Gazës ata kanë dy partner kryesorë që janë Hezbullahtë – organizatë terroriste në Lebanon, dhe nënën dhe babain e këtyre njerëzve, Irani, që sponsorizon, Hezbullahin, Hamasin dhe Xhihadin Islamik të cilët sulmuan brutalisht Izraelin”.