Tragjedi në Itali: Autobusi bie nga mbikalimi në shinat e trenit dhe shpërthen në flakë, të paktën 21 viktima (VIDEO)

Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi të paktën 10 metra mbi shinat e një hekurudhe në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe mjeti ka shpërthyer i gjithë në flakë.

Mediat italiane raportojnë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Corriere bën me dije se autobusi ka qenë me turistë dhe brenda ka qenë edhe një grup ukrainas.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo