Pamje të reja nga ikja e terroristëve në Banjskë: Njëri rrëzohet i plagosur, të tjerët e lënë të shtrirë në tokë dhe s’i ndihmojnë

Albanian Post ka siguruar pamje të reja nga ikja e terroristëve në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit.

Në pamjet e publikuara nga AP, shihen disa terroristë duke vrapuar në përpjekje për t’u larguar nga ambienti i Manastirit të Banjskës – ku ishin ngujuar.

Ajo çka bie në sy në këto pamje të siguruara nga AP, është se në momnetin kur njëri nga terroristët e plagosur rrëzohet, të tjerët as që e marrin mundin që të ndalojnë për ta ndihmuar, duke e lënë kështu të shtrirë në tokë.

Terroristi i plagosur në pamundësi për të vrapuar sikur të tjerët, dhe në mungesë të ndihmës së bashkëkriminelëve të tjerë, përpiqet që të ecë zhags me ndihmën e duarve.