Policia bastisi ndërtesa dhe objekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut të premten herët në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse të fundjavës së kaluar midis terroristëve serbë dhe policisë së Kosovës.
Bastisjet vijnë pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të enjten akuzoi Serbinë për përfshirje të drejtpërdrejtë në përleshjet e fundjavës dhe po hetonte mundësinë e përfshirjes ruse në dhunën që la katër persona të vdekur dhe tensionoi më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, raporton Klankosova.tv.
Një polic i Kosovës dhe tre terroristë u vranë në shkëmbimin e zjarrit të së dielës.
Fillimisht u arrestuan nëntë persona, gjashtë prej tyre janë liruar nga paraburgimi për mungesë provash.
Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar pamje nga ky aksion, që mund t’i shihni më poshtë.
Aty shihet teksa policia del me dy automjete Merdcedes dhe një katërçikletë.