Pas shumë viteve, Sellca e Tetovës do të bëhet me shkollë të re. Këtë lajm të mirë e ka dhënë vet ministri i Arsimit dhe Shkkencës, Jeton Shaqiri, përcjell TS.
“Një lajm shumë i bukur sot:
Në seancë qeveritare u votua pro propozimit tim për ndërtimin e një objekti të ri në SHFK “Rilindja” në fshatin Sellcë në Tetovë.
U siguruan rreth 750.000 euro për ndërtimin e shkollës dhe nxënësit e saj së shpejti do të mësojnë në shkollë të re.
Së shpejti e zgjedhim operatorin ekonomik dhe gjithçka fillon të bëhet realitet.
Nxënës të dashur, a do të rradhitim plot 5 dhe suksese të reja?” ka shkruar Shaqiri. /TS/