Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu ngushëllime deri te familja e policit të vrarë të Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan TV21. Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e KFOR-it dhe se si rrjedhojë, përcjell nga afër gjendjen në Kosovë pas sulmeve në Banjskë.
“Nuk do mend që RMV-ja nga afër përcjell gjithë situatën, duke pasur parasysh faktin që jemi anëtarë e plotfuqishme e NATO-s dhe jemi pjesëmarrës në misionin e KFOR në Kosovë. Gjithsesi se situata sie tillë përcillet nga afër. Në kontekst të drejtpërdrejt, afatshkurtër, nuk ka aspekte dhe elemente të rrezikimit të sigurisë së RMV-së”