Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre të arrestuarve për sulmin terrorist

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve V.T. B.S dhe D.M. për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, njofton kjo prokurori, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se seanca do të mbahet sot nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Në sulmin terrorist të së dielës në Banjskë u vra polici Afrim Bunjaku.