Gazetari serb Krstiç: Në 9 ose 10 muajt e ardhshëm do të kemi dialog të përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë
Gazetari serb Krstiç: Në 9 ose 10 muajt e ardhshëm do të kemi dialog të përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë
Gazetari nga Serbia Mirosllav Krstiç tha për Tetovasot se në 9 ose 10 muajt e ardhshëm do të kemi dialog të përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë informon Tetovasot.
Sipas tij 20 vite pas konfliktit në Kosovë, administrata amerikane është me plot fuqi e prezantuar në Kosovë.
Ai tha se e kemi një diktator në Beograd që kontrollon plotësisht mediat dhe e kemi një politikan në Prishtinë që ka një mbështetje më shumë se 50 përqind.
Kjo domethënë që të dy janë të fuqishëm në vendet e tyre dhe ky është momenti krucial për një marrëveshje përfundimtare në nëntë ose dhjetë muajt e ardhshëm ./TS/