Kreu veprime te pahijshme me partnerin e saj në një teatër, por me pas u largua nga personeli. Shfaqja me skena intime brenda “shfaqjes”, është dhënë nga Kongresmenia fanatike e ish presidentit Donald Trump. 36-vjeçarja është nënë e 4 fëmijëve.
Një kongresmene republikane, e njohur si mbështetëse fanatike e ekstremit të djathtë dhe ish-Presidentit Donald Trump, është përjashtuar nga një teatër pas veprimeve të pahijshme të saj dhe partnerit.
Kongresmenia Lauren Boebert dhe partneri i saj nuk u socializuan si duhet gjatë një shfaqje muzikore që po zhvillohej në Denver.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se 36-vjeçarja dhe i dashuri janë afruar më shumë seç duhet, duke qenë protagonist të një skene intime.
Mes të dyve ndodhën prekje dhe ledhatime në vende intime, në prani edhe të fëmijëve që ishin ulur aty pranë për të ndjekur shfaqjen.
Kanë qenë dy qytetarët të tjerë të cilët kanë njoftuar personelin, e më pas të dy janë nxjerrë jashtë. Vetë Boebert pasi u largua duke protestuar shkroi në rrjetet sociale se e pranon fajin.
“Qeshja dhe këndoja shumë me zë të lartë!”, shkroi me ironi ajo në X.
36-vjeçarja është nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një fëmije. Ajo vetë njihet për pikëpamjet e saj konservatore dhe u bë deputete për herë të parë kur ishte 20 vjeçe.