82-vjeçari vret me shkop druri gruan në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë të Përmetit këtë të diel. Një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Policia njoftoi se për këtë ngjarje ka shoqëruar bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin L.P. Sipas uniformave blu dyshohet se ai e ka goditur me shkop druri gruan e tij 80-vjeçare. Kjo i ka shkaktuar vdekjen të moshuarës.

Ngjarja është zbuluar nga një zonjë që punonte në banesën e çiftit si shërbyese.

Sipas asaj që mësohet, 82-vjeçari është proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale, dhuna në familje. Prokuroria po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al