Dhunoi gruan dhe nënën e moshuar, arrestohet 63 vjeçari në Gjirokastër

Një 63 vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë për dhunë në familje. Arrestimi i 63 vjeçarit u bë i mundur pas denoncimit të nënës së tij 83 vjeçare, se kishte rrahur atë dhe bashkëshorten e tij.

Pasi i ka dhunuar, 63 vjeçari i ka kërcënuar se do t’i nxirrte nga banesa ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashkullorë./abcnews.al

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo