Daku: lotët herën e parë me dolën nga shpirti – më mirë që shënova në Shqipëri

Mirlind Daku ka debutuar me gol në një ndeshje shtëpi kundër Polonisë, gol ky që i dha Shqipërisë siguri për ta fituar ndeshjen e tretë në grup

Në një prononcim për SuperSport Daku tha se ishte Zoti “ai që i ndihmoi në këtë paraqitje të tij”.

Më tutje ai ka folur për lotët e tij që derdhi në debutim në Çeki.
“Ata lot që kam derdhur janë lot që kanë dal nga shpirti dhe janë të sinqertë”.

Duke folur për golin që e shënoi në minutën e 61-të, Daku tha se ishte një gol që e ka bërë atë të ndihet mirë.

“Në atë moment kur e kam shënuar golin më është dukur se kam larguar çdo të keqe nga trupi, më është dukur se kam hequr nga shpina 100 kg dhe jam lehtësuar. Më mirë që kam shënuar në Shqipëri e jo në Pragë.

Mandej ai i ka kërkuar falje tifozëve për atë që nuk ka shënuar në Çeki dhe për rastin e lëshuar derisa ka pasur një dedikim të veçantë për golin.

“Golin ia dedikoi familjes sime si dhe dëshmorëve që kanë dhënë gjithçka për Atdhe dhe ne tani të mund të bashkohemi në këtë Kombëtare”, ka thënë Daku për Supersport.