Kuba arreston 17 persona të dyshuar për trafikim të të rinjve për të luftuar për Rusinë

Kuba po hetonte një rrjet trafikantësh njerëzish që dyshohet se joshin të rinjtë kubanë për të shërbyer në ushtrinë ruse.

Autoritetet kubane tani kanë arrestuar tani 17 persona me akuza në lidhje me hetimin, duke përfshirë “organizatorin e brendshëm” të grupit, Cesar Rodriguez, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësi i grupit dyshohet se u mbështet në dy persona që banonin në ishull për të rekrutuar kubanë për të luftuar.

Nëse shpallen fajtorë, ata që janë përfshirë në skandal mund të përballen me dënimin me vdekje