Paraditen e së martës në qytetin port të Volosit në Greqinë qendrore, pas një stuhie të gjatë që përfshiu një zonë të gjerë, u regjistrua viktima e parë, ndërsa qindra shtëpi dhe rrugë u përmbytën.
Stuhia pritet të vazhdojë me shkatërrime edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, raportojnë mediat lokale.
Burri që vdiq ishte një fermer bagëtish, i cili u shtyp nga një mur që u shemb gjatë stuhisë në distriktin Agios Georgios, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.
Në rrugët kryesore të qytetit të Volosit, qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në mjetet e tyre.
Sasi të mëdha uji nga mali Pelion janë derdhur në rrugë, pasi rrjeti i kullimit nuk ka mundur të thithë ujin, duke sjellë përmbytje në rrugë.
Niveli i ujit u rrit me tre metra, duke vënë në rrezik rrethin fqinj të Agioi Anargyri. Bodrumi i spitalit Achillopoulio u mbush me ujë dhe të gjitha shërbimet e autobusëve u pezulluan.
JUST IN – Situation in Volos, Greece amid torrential rains after wildfires pic.twitter.com/50huPXjhFB
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 5, 2023
A historic flooding event is underway!
Volos, Greece – 45 minutes apart
Horrible situation unfolding in Thessaly right now. pic.twitter.com/ceUvr7UUPe— محب الأمطار (@0AfLcgZf7N6BrQj) September 5, 2023
Tragic situation in Volos!
Terrible floods due to heavy rains in the Volos of Greece#greeceflooding #Greece #Thessaly#ΚΑΚΟΚΑΙΡΙΑ_DANIEL#κακοκαιρία #Βολος #Μαγνησια#greeceflooding #Zakynthos #Greek pic.twitter.com/Ad3PD3iDig
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) September 5, 2023
#Volos in Greece….. #ClimateActionNow #κακοκαιρία #Βολος #Θεσσαλια #Greecepic.twitter.com/tapxm5eqXr
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 5, 2023