Në Madrid dhe pjesë të tjera të Spanjës është shpallur “alarm i kuq i motit” për shkak të një stuhie
Niveli më i lartë i alarmit meteorologjik është shpallur në kryeqytetin spanjoll Madrid, në Andaluzi dhe në Castilla-La Mancha, për shkak të stuhisë së fortë dhe shirave të dendur që përfshiu Spanjën, raporton DPA.
Pothuajse 10,000 njerëzve në qytetin Alcanar të Katalonjës u është ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve të stuhive të forta. Banorët e qytetit u këshilluan të shkonin në katet e sipërme të shtëpive të tyre nëse ishte e mundur.
Në 24 orët e fundit në Alkanar kanë rënë 215 litra shi për metër katror.
Linjat e trenave midis Valencias dhe Barcelonës u pezulluan për shkak të shiut të dendur dhe disa rrugë rajonale gjithashtu janë pezulluar.
Moti i keq i atribuohet edhe vdekjes së dy burrave, 34 dhe 31 vjeç, të cilët po lundronin me varkë në një kanion lumi në rajonin e Zaragozës, ranë në ujërat e ngritura dhe u mbytën.
Për shkak të stuhisë është shtyrë ndeshja e futbollit në Madrid ndërmjet Atléticos dhe Sevillas.
Stuhia me shtrëngata, breshër, shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta pritet të zgjasë deri në mëngjesin e ditës së nesërme.