Hodhi në det drogë 10 milionë euroshe, e lidhin dhe e hedhin për së gjalli në oqean (VIDEO)

Ky është momenti kur një trafikant droge nga Venezuela e i njohur si Talibani, hidhet për së gjalli në oqean me duart e lidhura dhe një peshë të madhe të ngjitur në trup, me qëllim që të mos qëndrojë mbi sipërfaqen e ujit.

Kjo ndodhi në shenjë hakmarrje pasi kishte vjedhur 205 kilogramë kokainë dhe para nga karteli.
Reinaldo Fuentes, 68 vjeç, shihet me duar të lidhura me njolla gjaku në kokë, para se vrasësit e tij ta hidhnin peshën në ujë e cila e tërhoqi më pas edhe atë në afërsi të Martinique në Karraibe.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet Fuentes duke shikuar i habitur personin që po e filmonte. Ai më pas hidhet në det dhe lihet të zhytet thellë.