Kryeministri i Libisë ka larguar nga detyra ministren e tij të jashtme pasi ajo u takua joformalisht me homologun e saj izraelit. Libia nuk e njeh Izraelin, pasi Tripoli mbështet kauzën palestineze dhe takimi ka shkaktuar protesta.
Eli Cohen i Izraelit e përshkroi takimin me Najla al-Mangoush si një hap të parë historik në vendosjen e marrëdhënieve mes dyjave vendeve.
Edhe Izraeli po përpiqet të ndërtojë lidhje më të ngushta me vendet arabe dhe me shumicë myslimane, siç është edhe Libia e cila njihet për pasurinë e saj me naftë.
Për kryediplomaten e Libisië reagoi edhe zyra e kryerparlamentarit të vendit.
Nga kjo e fundit, Mangoush u akuzua për tradhti të madhe, ndërkohë që kryeministri Abdul Hamid Dbeibah e ka dërguar atë për hetim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Cohen tha se ai u takua rastësisht me Mangoush javën e kaluar në margjinat e një samiti në Romë dhe ata diskutuan “potencialin e madh për marrëdhëniet midis dyja vendeve”. Gjithashtu shtoi se folën për ndihmën izraelite në çështjet humanitare, bujqësinë, menaxhimin e ujit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë hebraike në Libi, duke përfshirë rinovimin e sinagogave dhe varrezave.
Ministria e Jashtme e Libisë tha se Mangoush kishte refuzuar një takim me përfaqësues nga Izraeli dhe se ajo çka ndodhi ishte “një takim i papërgatitur, rastësor gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë”.
Protestat shpërthyen në kryeqytetin Tripoli dhe disa qytete të tjera pas lajmeve për takimin. Rrugët u bllokuan, gomat u dogjën dhe demonstruesit valëvitën flamurin palestinez, megjithëse protestat duket se kanë qenë relativisht të vogla.
Libia ka qenë në trazira prej vitesh, me vendin e ndarë midis qeverisë së përkohshme, të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli dhe një rivali në lindje.
Megjithkëtë nëse ndërmjetësohet ndonjë marrëveshje midis Izraelit dhe Libisë, ajo do të komplikohej nga ajo ndarje politike, e cila ka ekzistuar që nga përmbysja e diktatorit Muammar Gaddafi 12 vjet më parë.
Këshilli Presidencial i Libisë kërkoi “sqarim” nga qeveria mbi atë kishte ndodhur, të dielën në mbrëmje.
Në një letër thuhej se takimi midis dy ministrave të jashtëm “nuk pasqyron politikën e jashtme të shtetit libian, nuk përfaqëson konstantet kombëtare libiane dhe konsiderohet si shkelje e ligjeve libiane që kriminalizojnë normalizimin me ‘entitetin sionist’”.
Nën Gaddafin, i cili ishte një mbështetës i fortë i çështjes palestineze, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoga u shkatërruan, transmeton Klankosova.tv